Futboll Sport

KORONAVIRUSI/ Valon Berisha ia pret vetes flokët, tregon rezultatin (FOTO)

Ylli i Kosovës, Valon Berisha, është duke i respektuar rregullat e autoriteteve qeveritare për vetizolim. Kjo ka bërë që ai të jetë më aktiv sesa zakonisht në rrjete sociale, ku ka treguar rezultatet e tentimit të tij për t’ia prerë vetes flokët.

Koronavirusi e ka goditur edhe botën e futbollit, duke bërë që ligat e futbollit të suspendohen përkohësisht në mënyrë që të mos ndikojnë në përhapjen edhe më të madhe të kësaj pandemie, transmeton Gazeta Express.

Ndër kampionatet e ndikuara është edhe Bundesliga, ku luan aktualisht Berisha me skuadrën e Dusseldorfit, pasi që është i huazuar aty nga Lazio për gjashtë muaj, nga janari i këtij viti deri në qershor.

Përveç disa videove të ushtrimeve që i ka publikuar në llogarinë e tij në Instagram gjatë ditëve të fundit, ai gjithashtu i pyeti sot ndjekësit e tij se a duhet t’i presë flokët dhe në fund e tregoi rezultatin.

Trajnerët e klubeve evropiane u kanë kërkuar lojtarëve të tyre që të stërviten vetë në shtëpitë e tyre gjatë kësaj kohe sa aktivitetet sportive janë të pezulluara, në mënyrë që të jenë gati për rinisjen e sezonit kur të përmirësohet situata. /Gazeta Express/

Related posts

E PABESUESHME/ Zyrtare: “Superclasico” River-Boca SHTYHET përsëri, ja ARSYEJA…

Isa.Autor

LËSHOHET “BOMBA” NGA GJERMANIA/ Bayern planifikon goditjen e bujshme, nis kontaktet me agjentin Mendes për…

Delo.autor

Pritshmëritë e mëdha për ndeshjen ndaj Fiorentinas, Gattuso: Nuk jam magjistar!

Q.Autor

Leave a Comment