Futboll Ligue 1 Sport

DO TË LARGOHET NGA PSG NË FUND TË SEZONIT/ Tre klube “big” interesohen për trajnerin Tuchel, ja emrat

Tomas Tuhel me shumë gjasa në fund të sezonit do të largohet nga PSG-ja edhe nëse objektivat do të arrihen, të paktën siç raporton “Le 10 Sport”.

Tekniku gjerman nuk ka marrëdhënie të mira me yjet e ekipit, sidomos me Mbapenë dhe kjo gjë e vë në pozitë të vështirë. Pakënaqësitë janë të mëdha kundrejt tij, kështu që klubi do ta largojë në fund të sezonit.

Por, puna që ai ka bërë te PSG-ja, duket se i ka pëlqyer tre klubeve “big” në Europë. Bëhet fjalë për Bajernin, Barcelonën dhe Mançester Junajtid. Të tre këto ekipe, nuk janë të kënaqur me trajnerët që kanë në krye aktualisht dhe po shohin mundësitë që ofron tregu.

Mbetet të shihet se cilat do të jenë lëvizjet në merkaton e verës, pasi jo pak trajnerë më emër janë pa punë në Europë.

Related posts

PLAS TEK INTERI/ Klubi zikaltër merr një vendim të papritur pas humbjes turpëruese

Isa.Autor

NUK KANË FUND TELASHET/ Shuplaka e Ribery i kushton një “Bambi”… Robbenit

Isa.Autor

E KËRKONTE REALI/ Gjigantët anglez hyjnë në garë për “yllin” e Bayern Munchen

Isa.Autor

Leave a Comment