Futboll La Liga Sport

TALENTI QË PO MAHNIT BOTËN/ Ylli Haaland bëhet synimi kryesor i Real Madridit

Sulmuesi sensacional i Borussia Dortmundit, Erling Haaland, është synimi kryesor i Real Madridit në afatin kalimtar të verës.

Haaland tani i prin listës së dëshirave të Real Madridit për afatin e ardhshëm kalimtar të futbollistëve, në krye të së cilës deri tani ishte Sadio Mane i Liverpoolit.

Sulmuesi i talentuar norvegjez shpërtheu duke dalë në skenë me 12 gola në 11 ndeshje që prej se iu bashkua Dortmundit në janar, duke rënë në sy të gjigantit spanjoll.

Interesimi i madh i madrilenëve për Haaland do të jetë lehtësim për Liverpoolin, i cili druhej se do ta humbiste Sadio Manen në verë.

Kjo nënkupton se nëse Madridi e transferon 19-vjeçarin, Mane do të mbetet në Liverpool./Gazeta Express/

Related posts

SHËNOI SUPERGOL/ Ja çfarë thotë Griezmann: E pashë Messin në… (VIDEO)

Delo.autor

KLOPP E DO NË JANAR/ Liverpool “stërkëmbësh” Barçës për yllin e PSG

Delo.autor

E BUJSHME/ Derbi londinez për yllin Kessie, oferta e anglezeve është marramendëse

Delo.autor

Leave a Comment