Futboll Kosova Sport

ËSHTË MË I KËRKUARI NË MERKATO/ “Bomberi” Muriqi kthehet në objektiv nga Serie A, ja klubet që e kërkojnë

Pas klubeve më të mëdha të Premierligës, sulmuesi kosovar është bërë objektiv edhe i klubeve nga Serie A

Vedat Muriqi është futbollisti më i kërkuar shqiptar në treg.

Sulmuesi prizrenas ka impresionuar këtë sezon me Fenerbahçen dhe kjo ka bërë që klubet e mëdha evropiane t’ia vënë syrin atij.

25 vjeçari qe një kohë ishte bërë objektiv i klubeve angleze.

Atë e vëzhguan klubet e Premierligës si Tottenham, Manchester United, Leicester City, Newcastle United, Burnley dhe Brighton.

Ndërsa, së fundmi në garë për përfaqësuesin kosovar janë futur edhe klubet italiane.

Interesim për sulmuesin e rrezikshëm kanë shfaqur Lazio dhe Napoli.

Sipas mediave turke, të dyja klubet nga Serie A i kanë ofruar nga 20 milionë euro për Muriqin.

Vedati e nisi furishëm sezonin aktual, por në ndeshjet e fundit kishte rënie të formës.

Fenerbahçe flitet se gjatë janarit e ka refuzuar një ofertë të Unitedit prej 25 milionë eurosh pasi për të i kërkonte 35 milionë.

Sipas të gjitha gjasave, Muriqi do të largohet nga Stambolli gjatë verës që vjen. /Gazeta Express/

Related posts

E diela futbollistike, spikasin sfidat Atl.Madrid-Celta e Dortmund-Frankfurt

Q.Autor

PAS PREZANTIMIT/ Paga më e ulët në klub dhe klauzole e frikshme lirimi, Dani Alves vjen me risi te Barcelona

Delo.autor

Juventus ofertë të lartë në drejtim të Fiorentinës për Chiesan

Delo.autor

Leave a Comment