Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

KORONAVIRUSI/ Tare heq dorë nga rroga: Më duket si film horror, luftë me kufoma!

Drejtori sportiv i Lazios, Igli Tare, ka dhënë një intervistë për “Sport1”. Tema e parë kishte të bënte me shkurtimin e rrogave të futbollistëve përballë emergjencës aktuale.

“Duhet ende ta mendojmë. Futbollistët tanë janë në kontakt mes tyre, por nuk kemi biseduar ende. Por, e mendoj dhe se shumë shpejt edhe ne drejtuesit dhe stafi do të shkurtojmë rrogat ose do t’I presim fare”.

“Duket sikur jetojmë një film horror. Në fillim gjithçka u mor pak lehtë. Tani nuk flasim për vetëm një situatë, por një luftë. Nëse sheh kamiona ushtarakë me arkivole e kufoma brenda tyre, atëherë mbetesh i shokuar, pa fjalë. Dhe numri i të vdekurve çdo ditë është i tmerrshëm, pa fajlë! Kjo është një katastrofë dhe shkatërrim për gjithë vendin”.

Related posts

SFIDAT E NËNTORIT/ Kërkon të rimarrë vendin që i përket, Keidi Bare po bëhet gati për Anglinë

Delo.autor

TOTTENHAMI DUEL ME REALIN/ Ja shifra marramendëse për të lënë rë lirë fantazistin

Delo.autor

MIQËSORJA NDAJ KUKËSIT/ Trajneri Ahmataj: Ekipi po më bind, ishte test i vërtetë

Delo.autor

Leave a Comment