Bundesliga Futboll Sport

BOTA NË KAOS PREJ KORONAVIRUSIT/ Drejtori sportiv i Bayern bën propozimin bombastik për ta përfunduar sezonin

Në një intervistë për gazetën gjermane “Frankfurter Allgemeine Zeitung”, drejtori ekzekutiv i Bayern Munich, Karl-Heinz Rummenigge, ka zbuluar planin e tij për rifillimin e Bundesligës në javët e ardhshme. Një plan që ngjason shumë me atë të presidentit të Nice, Jean Pierre Rivere:

Në mënyrë që të mos shtrembërojmë ligën tonë, është thelbësore që ta përfundojmë këtë sezon. Kjo, gjithashtu, ka të bëjë me mbijetesën e shumë prej klubeve tona, në mënyrë që të shmanget një fatkeqësi e paparë ekonomike. Për këtë arsye mendoj do të ishte e mençur ta zgjatnim vitin fiskal futbollistik 2019-2020 në më të keqen, deri në shtator.

Rezultati? Starti i sezonit tjetër mund të ndodhë në fillim të dimrit, në mënyrë që lojtarët të përfitojnë nga pushimet dhe nga një përgatitje e mjaftueshme e gjatë. Ky është një skenar krejtësisht i imagjinueshëm”.

Rummenigge pati kritika ndaj presidentit të UEFA-s, Aleksandër Ceferin, i cili foli për fundin e qershorit si afat për një rifillim të mundshëm të sezonit, që përfshin gjithashtu Ligën e Kampionëve dhe “Europa League”: “Kjo lloj deklarate mund të ketë vetëm ndikim negativ, pasi jep një ndjenjë pasigurie dhe çorienton merkaton”.

Në lidhje me këtë, numri një i bavarezëve ka konfirmuar se kriza shëndetësore e Covid-19 do ta detyrojë Bayernin të marrë një qasje më pak bombastike: “Unë mendoj se tani do të kemi shumë më tepër racionalitet, për sa iu përket transferimeve. Sa iu përket rregullave të “fair play financiar”, besoj fort se ato do të bëhen më pak të ngurta dhe më fleksibël”.

Related posts

SA HERË NË MUAJ BËN SEKS ME SHAKIRËN? Pique nxehet dhe i kthehet keq: Vlejnë edhe ato…

Delo.autor

LIVE/ Champions League: Mbyllet ndeshja Manchester City-Leipzig. Rezultati 6-3

Delo.autor

“KJO TIRANË MË E DOBËT? KINI RESPEKT PËR LOJTARËT RINJ”/ Egbo: Do të shikojmë në kampionat

Delo.autor

Leave a Comment