Futboll Premier League Sport

“GABIMI I MADH NË KARRIERË ËSHTË QË NUK LUAJTA PËR TURQINË”/ Mesfushori Ozil: Gjermania të shfrytëzon vetëm atëherë kur…

Mesfushori Mesut Ozil, konfirmoi dy vite më parë se është tërhequr nga kombëtarja e Gjermanisë, pasi këta të fundit nuk kanë treguar respekt ndaj tij.

ozil

Futbollisti i Arsenalit është kritikuar nga krerët e Federatës Gjermane të Futbollit pas takimit me presidentin e Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, ndërsa ishte fishkëllyer edhe nga tifozët gjatë stërvitjeve para Kampionatit Botëror, ‘Rusi 2018’. Ozil tani është rikthyer të flas edhe një herë rreth asaj çështje, teksa shprehet i penduar që zgjodhi të përfaqësonte Gjermaninë.

”Gabimi më i madh në karrierë ka qenë që nuk luajta për kombëtaren time të Turqisë. Tani e kam kuptuar se suksesi më i madh në jetë është të luash për kombin tënd, se sa të fitosh Botërorin me një kombëtare tjetër e cila të shfrytëzon vetëm atëherë kur iu duhesh”, tha ai.

Gjatë karrierës me Gjermaninë, Ozil ka regjistruar 92 paraqitje dhe ishte pjesë e skuadrës që e fitoi Kampionatin Botëror në vitin 2014.

Related posts

PASI PUBLIKOI LISTËN PËR SFIDAT E TETORIT/ Trajneri Flick: T’i mbyllim llogaritë, Hummels nuk është ende gati

Delo.autor

E BUJSHME NGA ITALIA/ Trajneri Bielsa i rrëmben Interit objektivin e verës për shifrën rekord

Delo.autor

E KËRKON CONTE NË EKIP/ Milan nis bisedimet me objektivin e “Zikaltërve”…

Delo.autor

Leave a Comment