Futboll Premier League Sport

RRËFEN SEKRETIN PËR SHOKUN E SKUADRËS/ De Bruyne befason: Mendoja se ai ishte një rrotë k**i…

Mesfushori belg Kevin De Bruyne, në një intervistë për “The Players Tribune”, ka rrëfyer një sekret, që ka lidhje me shokun e tij të skuadrës, britanikun Raheem Sterling. Të dy luajnë me Manchester City prej 4 vitesh dhe kanë një marrëdhënie të shkëlqyer mes tyre, por fillimisht gjërat nuk kanë qenë kështu.

“Para se të vija te Manchester nuk dija se çfarë të mendoja për këtë Raheem Sterling. Nuk e kisha takuar më parë, por nga ajo që lexoja mendoja se kishte një karakter ndryshe. Nuk mendoja se ishte një person i keq, por gazetat shkruanin shpesh që ishte pak arrogant. Ndaj, mendoja se ai ishte një “rrotë k***”, shprehet De Bruyne.

Por tashmë situata ka ndryshuar totalisht. “Sot ne të dy kemi një lidhje shumë të fortë. Kemi ardhur tek Manchester City në të njëjtën periudhë (2015). Për mua thonin se isha lojtar skarco kur ika nga Chelsea, ndërsa për atë se u largua nga Liverpool për paratë. Pasi biseduam mbeta i habitur, pasi është një njeri shumë i qetë. E vërteta është kjo: Raheem është një nga personat më të këndshëm dhe të qetë që unë kam njohur ndonjëherë në futboll”, tha De Bruyne.

Related posts

Peruja feston një gol në Botëror, pas 36 vitesh (VIDEO)

Sadik.Autor

Vllaznia i kundërpërgjigjet Kamzës: Ndal gjuhës së shpifjeve dhe trillimeve!

Sadik.Autor

MESSI DHE RONALDO TEK JUVENTUSI? Në Torino ëndërrojnë për dyshen e ëndrrave (FOTOT)

Delo.autor

Leave a Comment