Futboll I pakategorizuar Premier League Sport

KRIZA NGA KORONAVIRUSI/ Ja çfarë kanë vendosur gjigantët e Premier për pagat e stafit dhe punëtorët!

Coronavirus ka paralizuar thuajse të gjithë Botën dhe kjo gjë pritet të ketë edhe ndikim të madh në ekonomi. Shumë klube futbolli kanë deklaruar se do të ketë ulje të ndjeshme pagash, ndërsa në Angli disa nga klubet më të mëdha nuk do të bëjnë diçka të tillë.

Arsenal dhe Liverpool kanë deklaruar se do të paguajnë stafin dhe të gjithë sikur të mos kishte ndodhur asgjë. Pra, pagat do të vazhdojnë të jenë ashtu siç ishine dhe përpara Coronavirusit. Manchester City do të bëjë të njëjtën gjë, ndërsa United, do ta paguajë stafin dhe punëtorët e stadiumit edhe tani, por edhe në rast se ndeshjet do të zhvillohen më vonë.

Chelsea ende nuk ka dalë me një njoftim zyrtar, ndërsa Tottenham është i vetmi nga klubet e mëdha që ka njoftuar se 550 punëtorë të tyre do të kenë ulje pagash me nga 20%, por që do të kompensohen nga shteti.

Related posts

E ARDHMJA E YLLIT SUEDEZ NË DILMË/ Ibrahimovic qëndron te Milan vetëm nëse ndodh kjo gjë!

Delo.autor

KAOS MES DREJTUESVE TEK MILAN/ Ibra, Donnarumma dhe Rebic në rrezik

Delo.autor

DISFATA NË SUPERKUPËN E SPANJËS/ Lajm i keq për Barcelonën, ‘ylli’ i skuadrës ka probleme me gjurin!

Delo.autor

Leave a Comment