Futboll La Liga

No Isco, no party/ Reali humbet dy herë më shumë pa magjinë e mesfushorit

Ishte një nga imazhet unike të “El Classico”-s së fundit, ajo e Iscos, i ulur në stolin e zëvendësuesve. Ai rrinte i heshtur aty “prapa perdes”, teksa vendimi i Zidanes më shumë diskutohej me kalimin e minutave, duke parë paraqitjen e Kovaçiç. Një zëvendësim që do të mbetet si pikëpyetje kryersore në historinë e fundit të përplasjes Real Madrid-Barcelona, të luajtur të shtunën në “Bernabéu” (ai, gjithashtu, nuk luajti në 2-3 vitet e fundit, ishte zëvendësues në rezultatin 0-4, dy vjet më parë).

Duke parë nëpër statistika, nuk duhet të jetë rastësi që në atë histori të trefishtë në “Bernabeu”, Isco nuk ishte titullar… Sepse të dhënat janë shumë të favorshme për Real Madridin kur “Arroyo de la Miel” është titullar. Nga 155 ndeshjet, në të cilat Isco është shfaqur që në fillim, pavarësisht nëse luajti ndeshjet e plota (57), apo jo (98), të bardhët fituan 116 ndeshje (75%), barazuan 23 ndeshje (15%) dhe humbën vetëm 13 ndeshje (8%).

Pra, shifra e humbjeve me të titullar është shumë e ulët. Kur numri 22 nuk figuron në formacionin fillestar, Real Madridi humb gati pothuajse dyfishin e numrit të ndeshjeve. Ai ka qenë zëvendësues (duke qëndruar në stol 90 minuta, si kundër Barçës) 93 herë (60 herë erdhi nga stoli, 33 herë të tjera nuk djersiti fare, nuk luajti asnjë minutë).

Prej tyre, 65 ishin fitore (70%, pesë pikë më pak ), 15 barazime (16%) dhe 13 humbje (14%). Kjo përqindje rritet në 15%, kur Isco nuk shfaqet në formacionin fillestar të Real Madridit. Nëse bashkohemi me përqindjet e ndeshjeve që nuk fitohen nga Real Madridi, me Iscon si startues, duhet të flasim për 22% të ndeshjeve. Pa të në formacion, kjo përqindje shkon në 30. Statistikat nuk mashtrojnë. Real Madridi me Iscon në formacion nga fillimi fiton më shumë.

Related posts

NJË TJETËR KLUB NË GJURMËT E JAMES RODRIGUEZ/ Futet në garë “gjiganti” i Premier League…

Delo.autor

“EURO 2020″/ Portugali-Gjermani, një tjetër finalje e parakohshme. Ja tre sfidat interesante të ditës së sotme…

Delo.autor

“EDHE DUAN TË LUAJNË ME JUVENTUS…”/ Ja momenti i “shpërthimit” të Allegrit kundër futbollistëve (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment