Moto GP Sport

MOTO GP/ Pozitiv gjatë një testi antidoping, piloti italian dënohet me 18 muaj

Piloti italian Andrea Iannone, që garon në Moto GP me motorin Aprilia, është dënuar me 18 muaj për shkak se ka dalë pozitiv gjatë një testi antidoping të kryer sezonin e kaluar në garën e Malajzisë.

Edhe pse është konfirmuar që pozitiviteti ka ardhur si pasojë e ushqimit, gjykata antidoping e dënoi me 18 muaj pilotin italian, që rrezikonte deri në 4 vjet. Sipas gjykatës, piloti duhej të ishte informuar në lidhje me ushqimin e tij.

Iannone u shpreh se ka mbetur i habitur nga dënimi dhe se do ta apelojë dënimin në CAS. Deri sa Gjykata e Arbitrazhit Sportiv (CAS) të marrë një vendim pritet që Aprilia të afrojë një pilot të ri dhe kandidatë janë Bradley Smith e Lorenzo Savadori.

Piloti italian Andrea Iannone

Related posts

MOTORRI I MESFUSHËS/ Lojtari katalanas zbulon detajin interesant: Luaja që i vogël me topin e…

Isa.Autor

E RËNDË/ Humb jetën luftëtari i MMA-së, dyshohet se u helmua nga…

F.autor

PAS DËSHTIMIT NË CHAMPIONS/ PSG përgatit hakmarrjen ndaj “katalanasve”, ja ylli që synon t’i rrëmbejë

Delo.autor

Leave a Comment