Futboll La Liga Sport

E BUJSHME NGA SPANJ/ Kërkohej nga Milani, regjizori i Realit gati të largohet nga Madridi!

Merkatoja e verës së shkuar ishte shumë e nxehtë për Dani Ceballos, i cili fillimisht u përfol shumë për një transferim te Milan, ndërsa më pas kaloi në huazim tek Arsenali.

Në fund të sezoni, periudha e huazimit mbaron dhe spanjolli do të rikthehet në Madrid te Reali, por jo për shumë kohë. Sipas mediave në Spanjë, Betis kërkon ta kthejë tek ekipi i tij i zemrës Ceballos dhe është gati të ofrojë shumën që kërkon Real, rreth 35-40 milionë euro.

Ceballos është rritur te Betis dhe pikërisht tek ai ekip shpërtheu përpara se të blihej nga Reali. Së fundmi në një intervistë për “Chiringuito”, 23-vjeçare deklaroi: “Jam shumë i dhënë pas Betisit dhe këtë gjë e dinë të gjithë. Në Sevilje i vetmi ekip që mund të luaj është Betis.”

Pikërisht këto fjalë, duket se e kanë bindur akoma më shumë klubin andaluz që të jetë gati të ofrojë shumën që kërkon Real për të marrë Ceballos në “Estadio Benito Villamarin”.

Related posts

HYSAJ KTHEHET TITULLAR/ Përballje gjigandësh në çerekfinalen e Kupës së Italisë

Delo.autor

Europa League, Partizani mbyll përgatitjet për sfidën ndaj NK Maribor

Sadik.Autor

Nisma e derbit, Milani në fushë me një uniformë të veçantë

Sadik.Autor

Leave a Comment