Futboll La Liga Sport

E ARDHMJA E FANTAZISTIT LARG GJERMANISË/ Ankandi për Coutinhon, ja shifra që kërkon Barcelona!

Philippe Coutinho do të largohet nga Bayern në fund të sezonit, për t’u rikthyer te Barcelona, ekip që zotëron kartonin e brazilianit.

Gjithsesi, rikthimi nuk do të zgjasë shumë, pasi e ardhmja e Coutinhos është larg Spanjës apo Gjermanisë. Fantazisti do të kalojë në Premier League, ku 3 klube interesohen për të. Chelsea, United dhe Liverpool janë në garë për 27-vjeçarin.

Mediat në ishull madje kanë zbuluar edhe shifrën që kërkon Barcelona për ta lënë të lirë Coutinhon. Mësohet se katalanasit kërkojnë të paktën 80 milionë euro. Tashmë, mbetet në dorën e klubeve të interesuara nëse do ta paguajnë një shumë të tillë.

Related posts

U LARGUA NGA NAPOLI/ Shikoni çfarë shkruan Hysaj për mbrojtësin spanjoll (FOTO)

Delo.autor

ISHTE HEROI I PORTUGALISË/ Nga përralla e Euro 2016 tek aventura në Arabi: rasti i Eder

Delo.autor

PO HUMB TERREN ME MARQUEZ/ ROSSI lëshon ALRAMIN: Nuk duelojmë dot as për…

Isa.Autor

Leave a Comment