Futboll Seria A Sport

E PABESUESHME! Matuidi mposht Ronaldon në sfidën e karantinës (VIDEO)

Gjatë periudhës së karantinës, futbollistët thjesht duhet të stërviten brenda mureve të shtëpisë së tyre. Cristiano Ronaldo po e bën këtë në vendlindjen e tij, Madeira, ku lançoi edhe sfidën “The Living Room Cup”.

Ky është një “konkurs” i hapur për të gjithë, në të cilin ylli portugez ka ftuar miq dhe tifozë. Ata janë të sfiduar të përsëritin ushtrimet e tij fizike, t’i realizojnë ato në sasi dhe cilësi brenda shtëpive të tyre.

I pari që i është përgjigjur sfidës së “7” bardhezi është shoku i tij i skuadrës, Blaise Matuidi. Ky i fundit, madje, bëri më mirë sesa Ronaldo, me 144 ushtrime për muskujt e barkur në një kohë prej 45 sekondash. Dhe të mendoni se francezi është njëri prej atyre lojtarëve të Juventusit, që u prek nga “Coronavirus”.

“Më vrave vëlla. Herën tjetër le të vrapojmë!” – ka shkruar Matuidi, në videon që ka shpërndarë në rrjetet sociale. Ronaldo, duke “inauguruar” këtë sfidë,  ishte “ndalur”, në të vërtetë, në 142 ushtrime abdominale, vetëm dy më pak se francezi, që mund të mburret se ka mundur një nga sportistët më të mirë në botë për aftësitë fizike.

Related posts

NË PRAG TË NDESHJES NDAJ ROMËS/ Gattuso: Duhet të bëjmë kujdes, kemi lojtarë të tjerë që…

Delo.autor

“DJAJTË E KUQ” HUMBËN SHPRESAT PËR CHAMPIONS/ Neville “shpërthen”: Ekip i tmerrshëm, ja çfarë duhet të bëjnë

Delo.autor

Formula 1/ Ferrari bën bilancin, rezultatet janë inkurajues

Sadik.Autor

Leave a Comment