Futboll Shqipëri Sport

U MUND NGA SKËNDERBEU/ Daja: Gabojmë shumë, për gjyqtarët kam vetëm një…

Trajneri i Flamurtarit, Ilir Daja, pas humbjes në Korçë ndaj Skënderbeut, komentoi për “Supersport”. “Do të thoja që është një lojë e ndarë në dy pjesë. Pjesa e parë e mirë, e dyta, sa për meritë e kundërshtarit, aq edhe për gabimet tona, madje shumë trashanike, që krijuan panik, sollën edhe golin e Skënderbeut. i dhuruam shumë topa kundërshtarit. Nuk i duhet hequr merita Skënderbeut, që pati shanset e tij”.

Mungesat – “Nuk përbëjnë mkë lajm, pasi nga fillimi i sezonit deri në javën e 13-të ende nuk e kemi organikën e plotë. Aktivizimi i Beqajt? Ka gjendje fizike të mirë. Mbetet tepër i ri, por e kam si zgjidhje. Rezultoi pozitive si zgjedhje, por në pjesën e dytë shpenzoi energji dhe tentuam ta zëvendësojmë. Kaq kemi në dispozicion”.

Goli i anuluar i Bushiçit dhe problemet e rrogave: “Nuk më takojnë përgjigjet mua. Nuk jam personi i duhur për të folur për rrogat. Jam trajneri. Arbitri? Nuk jam ankuar asnjëherë as te Skënderbeu dhe as te Flamurtari. E patë vetë se çfarë ndodhi në minutën e 9-të. Nëse duam të ndihmojnë futbollin, nuk mund të vërshëllehet çdo gjë. Dyluftimet i shtojnë bukurinë futbollit. Nuk them për ndeshjen e sotme, e kam në përgjithësi. Duhet bërë njësoj. i thashë edhe lojtarëve se pasi ta kërkojmë te të tjerët, ia kërkojmë vetes”.

 

Related posts

DO TË RINOVOJË KONTRATËN ME PSG-NË? Flet mamaja e Rabiot: Ja si qëndron e vërteta

Delo.autor

MODERATORJA LEI KRAJA NUK PËRMBAHET/ Ngre temperaturat me pozat e nxehta (FOTOT)

Delo.autor

Neymar tremb Brazilin: Nuk jam ai që kam qenë më parë!

Sadik.Autor

Leave a Comment