Futboll Premier League Sport

KORONAVIRUSI/ Suso nuk përmbahet: Kjo gjë nuk ka logjikë, sezoni nuk mund të vazhdojë!

Situata e krijuar nga Coronavirusi ka krijuar një kaos total në aktivitetet sportive, pasi thuajse të gjitha janë shtyrë. Në futboll, shumica e kampionateve janë të pezulluara dhe do të rinisin në një moment të dytë.

Zgjidhja më e mundshme është ajo e rinisjes në fund të muajit maj dhe çdo ndeshje të luhet pa tifozë, me lojtarët dhe stafin që do të qëndrojnë në hotel së bashku, në mënyrë që të mos ketë rrezik të përhapjes së COVID-19.

Lidhur me këtë zgjidhje ka dalë kundër Suso. Futbollisti i Sevillas ka reaguar ashpër, duke u shprehur se sezoni nuk duhet të vazhdojë nëse ka rrezik, sikur edhe 1%.

“Nuk jam dakord që kampionati duhet të shkojë deri në fund me çdo kusht. Nuk është logjike që të luash dhe më pas të jesh i mbyllur në hotel. Nëse ka 1% rrezik atëherë mendoj se nuk duhet të vazhdohet ky sezon”, shprehet Suso.

Related posts

Messi-Ronaldo, 1.000 gola së bashku në LaLiga (Video)

Sadik.Autor

“INVESTITORËT E RINJ E KANË TË VËSHTIRË TË FITOJNË”/ Ish-trajneri Wenger: Ja pse futbolli i sotshëm është i mërzitshëm

Delo.autor

U ELIMINUA ITALIA NGA EUROPIANI U-21/ Trajneri Di Biagio merr faturën e dështimit

Delo.autor

Leave a Comment