Futboll La Liga Sport

KORONAVIRUSI/ Mbrojtësi i Ibizas krijon një respirator të veçantë

Jo vetëm futboll. Në jetën e Alex Quintanilla ka më shumë. Këtë e tregon me krjimin e tij të ri. Mbrojtësi i Ibiza-s, klub i kategorisë së dytë në Spanjë, ka dhënë kontributin e tij në realizimin e një respiratori special për t’i bërë ballë coronavirus-it.

Siç ka bërë të ditur Marca, lojtari i ri është edhe një inxhinier industrial i specializuar dhe ka udhëhequr projektimin dhe zhvillimin teknik të një respiratori mekanik, të shpikur nga doktor Lucas Picazo, ish-drejtor në spitalin Puerta del Mar të Cadiz, për të luftuar coronavirus-in.

Mjeti mjekësor, i shpikur në 1995-ën, është transformuar në diçka më ekonomike dhe efikase. “Ky respirator nuk funskionon si të tjerët, por jep rezultate më të mira, sepse arrin të rrisë presionin mesatar”.

“Është një prototip ventilatori, por më ekonomik. Këtu askush nuk është në kërkim të përfitimeve ekonomike, do të bashkëpunojmë vetëm në situata emergjence, për  të ndihmuar njerëzit”, ka thënë avokati i mbrojtësit  të Ibiza-s.

Respiratori është 10 herë më ekonomik se respiratorët e tjerë që janë në qarkullim. Kushton 2.000 euro, ndërsa kostoja e instrumentëve të tjerë është 20.000.

Related posts

Në pritje të Ronaldos, Juventusi prezanton një tjetër portugez

Isa.Autor

Frankfurti shënon golin e parë ndaj Bayern Munchen (VIDEO)

Sadik.Autor

MILAN KËRKON PËRFORICME NË MBROJTJE/ Ja tre emrat që synojnë t’i marrin në janar

Delo.autor

Leave a Comment