Futboll Seria A Sport

I JEP FUND POLEMIKAVE/ Zanetti “skanon” dy argjentinasit e tij, “vulos” të ardhmen e Icardi dhe Lautaro

Edhe zv.presidenti i Interit, Javier Zanetti, siç po bëjnë shumë njerëz nga bota e futbollit këto ditë, është bërë protagonisti i një komunikimi “live” nga Instagrami. Ai bisedoi me ESPN, të cilit i besoi prapskenat në lidhje me dy argjentinasit e tij, ish-kapitenin Mauro Icardi dhe yllin e tanishëm zikaltër, Lautaro Martinez.

“Pra, një vështrim i tij mbi kapitullin e merkatos: a mundet Mauro Icardi, aktualisht i huazuar, por me të drejtë blerjeje, te PSG, që të kthehet tek Interi? “Unë nuk e di, nuk mendoj ashtu. Por, tani nuk po flasim për merkaton. Gjëja më e rëndësishme është shëndeti i njerëzve. Pastaj, do të kemi kohë të mendojmë”, – përgjigjet zv.presidenti zikaltër.

Situata e Lautaro Martinez dhe interesimi i Barcelonës… Edhe një herë, Zanetti përhap qetësi në këtë drejtim: “Tek Interi e shoh të lumtur atë, po identifikohet me klubin. Ne besuam tek ai. Personalisht e shoh të ardhmen e tij vetëm tek Interi”.

Related posts

KA LUAJTUR ME EKIPE TË MËDHA/ Tërhiqet nga futbolli lojtari i Zvicrës… (VIDEO)

Delo.autor

SFIDA NDAJ VENEZIAS/ Probleme për Hysajn, mbrojtësi rrezikon të mbyllë vitin para kohe

Delo.autor

ËSHTË BLERJA E FUNDIT E “BARDHEBLUVE”/ Flet Kristi Vangjeli: Nuk e kam tradhtuar Skënderbeun…

Delo.autor

Leave a Comment