Futboll Premier League Sport

PRITET TË LARGOHET NGA CHELSEA NË VERË/ Ja ekipi i ardhshëm i Ngolo Kante

Ngolo Kante është një nga lojtarët më të mirë te Çelsi, i cili ka treguar gjithmonë performanca të shkëlqyera.

Megjithatë sipas lajmeve të fundit, ky mund të jetë sezoni i fundit i mesfushorit francez në Londër. Futbollisti ndiqet prej kohësh nga Real Madridi, si një dëshirë shumë e madhe e trajnerit, Zinedin Zidan që dëshiron ta ketë në ekipin që ai drejton.

Sipas “90min.com”, Çelsi është i hapur për shitjen e mesfushorit në verë, pasi do të merrnin një shumë të konsiderueshme në arkat e tyre. Pikërisht Reali po përgatit ofertën për Kantenë, që sezonin e ardhshëm pritet të luajë në La Liga.

Related posts

Publikohen formacionet zyrtare të takimit çerekfinal mes Brazilit dhe Belgjikës 

Isa.Autor

Aubameyang: Hapi tjetër është burgu

Q.Autor

Si në FILMAT VIZATIMOR / Portieri i Corinthians bën MREKULLINË (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment