Futboll Premier League Sport

NUK ËSHTË NË PLANET E TRAJNERIT/ Mourinho i bën nder Barcelonës, afron mesfushorin me katalanasit…

Tottenham mori vitin e shkuar nga Lyon Tanguy Ndombele, për të cilin pagoi plot 60 milionë euro. Francezi nuk pati impaktin që pritej në Londër dhe do të largohet që pas sezonit të tij të parë në ishull.

Jose Mourinho është shkaku kryesor, me portugezin që ia ka bërë të ditur mesfushorit se nuk është në planet e tij. Chelsea dhe Manchester United interesohen për të, por francezi duket se kërkon të largohet sa më parë nga Anglia.

Këtu hyn në lojë Barcelona, pasi Ndombele pëlqehet shumë nga trajneri Setien. Mourinho ia ka bërë të qartë se nuk ka rrugë tjetër veçse largimit, ndërsa ish-i i Lyonit nga ana tjetër nuk dëshiron të luajë në Angli. Kështu, Barça mbetet ekipi i vetëm në garë dhe me shumë mundësi Ndombele do të bëhet katalanas në verë.

Related posts

“LUFTA” PËR TITULL NË DERBIN E MADONINËS/ Pioli: Çështja Ibrahimovic-Lukaku? Do të doja që ai episod…

Delo.autor

DUAN TITULLIN/ Pa ZIDANIN dhe RONALDON, REALI debuton ndaj Getafes

Isa.Autor

Milan përballet në “Europa League” me Arsenal, UEFA me dorë të hekurt ndaj ekipit të Vengerit “përjashton” Aubameyang

Q.Autor

Leave a Comment