Futboll La Liga Sport

“KUR NJË EKIP BËN NJË SEZON TË KEQ…”/ Xavi kundër Realit: Me Barcelonën nuk ka ndodhur kurrë diçka e tillë!

Xavi Hernandez ka dhënë një intervistë të gjatë së fundmi dhe ka folur edhe mbi ecurinë e Barcelonës në Champions League. Ish-mesfushori shprehet se Barça, në ndryshim nga Reali dhe ekipet e tjera, nuk ka pasur kurrë atë fatin historik.

“Në La Liga e shoh shumë favorit Barcelonën. Në Champions League është më ndryshe. Barça ka fituar Championsin, kur ka qenë shumë superior nga pjesa tjetër e rivalëve. Barça nuk e ka atë fatin historik që kanë pasur klubet e tjera.”

Në këtë moment, gazetari e pyet Xavin nëse për ekipet që kanë pasur fat, i referohet Realit dhe legjenda spanjolle përgjigjet: “Po, Realit, përse jo. Dhe nuk bëhet fjalë vetëm për Realin, sepse kanë qenë shumë klube që kanë pasur fat.

Barça kishte fat ndaj Chelseat, kur luante me 10 lojtarë dhe në të parën goditje në portë shënoi. Ky është fat, por po flas për diçka tjetër . Them fat, kur një ekip bën sezon të keq dhe në kampionat renditet i katërti apo i pesti dhe fiton Championsin. Kjo gjë nuk ka ndodhur kurrë me Barcelonën. Barça ka fituar La Ligan ka fituar edhe Championsin. Me Realin kjo gjë nuk ka ndodhur. Reali është renditur i gjashti në La Liga dhe ka fituar Championsin. Këtë e quaj fat!”

Related posts

ZYRTARE/ COURTOIS tek REALI për një shifër REKORD, të enjten vizitat mjekësore

Isa.Autor

WOLVES-MANCHESTER CITY/ Guardiola me “artileri të rëndë” në këtë ndeshje (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

PREZANTOHET TEK MALAGA/ Flet Armando Sadiku: Fola me Baren para se të vija…

Delo.autor

Leave a Comment