Futboll Seria A Sport

ZBULON PRAPASKENAT/ Ish-mbrojtësi Stam: Më donin Juventus dhe Inter, ja pse zgjodha Milanin

Jaap Stam ishte padyshim një nga mbrojtësit më të fortë në skenën e futbollit botëror në fund të viteve 1990 dhe fillim të viteve 2000. Fizikisht i fortë dhe i pamposhtur në lojën ajrore, ai ishte një nga ata qendrorë, po qe e nevojshme mund të vepronte edhe si i jashtëm, i aftë të ndryshonte fytyrën e një reparti mbrojtës më vete.

Ish-mbrojtësi hollandez, në Itali veshi fanellat e Lazio dhe Milanit. Në një intervistë për “La Gazzetta dello Sport”, ai zbuloi çfarë e shtyri të transferohej te kuqezinjtë, pas përvojës në kryeqytet: Juve dhe Interi më donin, por unë zgjodha kuqezinjtë pa u menduar gjatë. Jam rritur me Van Basten, Gullit dhe Rijkaard, nuk mund të refuzoja. Shkova atje dhe pashë Kaka, Inzaghi dhe Nesta; në të majtë ishin Crespo, Cafu, Maldini dhe Gattuso. Ancelotti ishte numri një”.

Ai Milan ishte një ekip me vlera të jashtëzakonshme. Këtë e thotë me plot gojën edhe gjiganti hollandez: “Milani ishte skuadra më e fortë, së bashku me Manchester United, e pamundur për të zgjedhur”. Stam, në kohën e Lazio, ndau dhomën e zhveshjes me Simone Inzaghi, ndaj tregon një anekdotë lidhur me teknikun aktual të bardhekaltërve: “Në vitin 1999 garonim në Superkupën e Europës, luanim në Montecarlo. Ishte Lazio-Manchester. Në një përleshje me mua, atij i dëmtohet septumi i hundës. U përfol shumë ai incident i dhimbshëm.

Pastaj, në vitin 2001 mbërrij te Lazio dhe shtypi e rimerr çështjen, duke shkruar gjëra të tilla si “Stam kundër Inzaghi”. Asgjë nuk ka ndodhur, thjesht shaka. Mbaj mend që në dhomën e zhveshjes, ditët e para, disa shokë si Mihajloviç apo Nesta e ngacmonin vazhdimisht Simone: “Stam, kujdes se po të vjen…” Një histori qesharake. Kam kaluar shumë mirë te Lazio. Në stërvitje e sfidoja gjithmonë Sinisa, në goditjet e lira, por ai fitonte. I dërgoj një përqafim të madh”.

Ndër zhgënjimet më të mëdha në karrierën e Stam është padyshim humbja e bujshme, e pësuar nga Milani në finalen e Champions-it kundër Liverpool, më 25 maj 2005: Ishte një makth. Në vitin 1999 fitova “tripletën” me Manchester United, por atje gjithmonë më pyesin se çfarë ndodhi në finale kundër Liverpool. Konspiracionet janë ngritur për vite me radhë, të gjitha kanë qenë false. Ancelotti na tha të mbrojmë epërsinë e pjesës së parë 3-0, por pësuam 3 gola në 6 minuta dhe nuk rikuperuam kurrë”.

Related posts

ZYRTARE: Ronaldo, jashtë ekipit të Real Madridit

Q.Autor

REAL MADIRD-HUESCA/ Talenti Valverde trefishon avantazhin me një finalizim perfekt (VIDEO)

Delo.autor

Kukësi me mungesa, ndaj Lushnjës momenti i të rinjve

Sadik.Autor

Leave a Comment