Futboll Të tjera

Klasifikimi i skuadrave më të shtrenjta në botë/ Evertoni lë pas Bajernin, Milani fiton derbin

Manchester City  është skuadra që ka kushtuar më shumë në botë: sipas një studimi të CIES, observatori ndërkombëtar i futbollit, me transferimin e  Laportes, anglezët kanë lënë pas edhe PSG-në.

Sigurisht që ky klasifikim nuk është përpiluar vetëm duke llogaritur shpenzimet e këtij sezoni, por të gjithë futbollistëve aktualë të skuadrës, pa llogaritur paratë e arkëtuara nga shitjet. Vetëm një skuadër italiane në 10- shen e parë, Juventusi.

Ndërkohë që Milani renditet në vend të 13-të: skuadra e Xhenaro Gatuzos, që kushton 305 milionë euro, lë pas Interin (217 milionë euro). Një surprizë është edhe pozicioni i Evertonit (365 milionë euro), që renditet në “top 10” dhe lë pas gjigantët e Bajernit të Mynihut, të cilët kanë kushtuar 2 milionë më pak.

Kampionatet – CIES ka llogaritur edhe shifrat e investuara në bazë të kampionateve. Mesatarja varion nga 97 milionë euro të shpenzuara nga çdo skuadër e Ligës së Parë Franceze deri te rekordmenët e Premier Ligës: një skuadër e elitës angleze ka shpenzuar mesatarisht 291 milionë euro për të ndërtuar skuadrën e saj.

Shifrat për tre kompeticionet e tjera të 5 kampionateve kryesore të Europës janë më të ekuilibruara: 113 milionë euro për Bundesligën gjermane, 124 milionë euro për Serinë A italiane dhe 131 milionë euro për La Ligën spanjolle. 42 klube nga 98 në total kanë në një skuadër që kushton mbi 100 milionë euro.

Related posts

“DUA VETËM TJU THEM…”/ Emocione dhe lot, Marchisio kthehet në shtëpi (VIDEO)

Delo.autor

MERKATO E VERËS/ Sulmuesi i urryer i shqiptarëve, Arnautovic gati të transferohet në Serinë A tek klubi…

Delo.autor

PAS EDEN HAZARD/ Tjetër goditje për Zidane, Real Madrid humb lojtarin kryesor

Delo.autor

Leave a Comment