Futboll I pakategorizuar Seria A Sport

KORONAVIRUSI/ Ja formula e çuditshme për të mbyllur rregullisht kampionatin italian

Rifillimi i kampionatit të Serie A mbetet ende një temë e nxehtë, tek e cila është ndalur sidomos edhe presidenti i Federatës Italiane të Futbollit, Gravina, që për “Repubblica” shpjegoi se ekziston edhe një tjetër mundësi: “Kur të plotësohen të gjitha kushtet, do të kthehet edhe futbolli. Kampionati duhet përfunduar, nuk ekzistojnë afate sepse koha është në dispozicionin tonë dhe nëse ky sezon mbaron vonë, ai pasardhës nis vonë…”.

Por, ideja e fundit është që ndeshjet e mbetura të mos luhen në veri të Italisë, aty ku Bergamo, Cremona dhe Milano janë më të prekurat, bashkë me Brescia.

“Janë këto qytete ku e shoh të vështirë të luhet, ndaj duhet marrë në konsideratë edhe një kampionat pa ndeshje në veriun e Italisë”.

Related posts

LIVE/ Po luhet ndeshja Juventus-Spal, nis pjesa e dytë. Rezultati 2-0

Delo.autor

KORONAVIRUSI/ Ancelotti: Jeta e njerzve mbi gjithçka, tani futbolli llogaritet zero!

Delo.autor

Bonucci: Rilindja e Italisë nuk do të jetë e lehtë dhe e shpejtë

Sadik.Autor

Leave a Comment