Futboll Sport

KORONAVIRUSI/ Statuja e Maradonës bëhet simbol i luftës kundër COVID-19

Statuja që portretizon Diego Armando Maradonën, afër stadiumit në Buenos Aires, është duke u “sportuar” nga një maskë që prej ditës së djeshme. Kjo, për të rritur ndërgjegjësimin në luftën kundër “Coronavirus”.

Statuja prej bronzi, katër metra e lartë dhe e inaguruar në tetor 2018, u skalit nga Jorge Martinez. Përdorimi i maskës është i detyrueshëm në Buenos Aires dhe zona të tjera të Argjentinës, me vendin në karantinë deri të paktën më 26 prill.

Skulptura që pavdekson Maradonën u përurua në tetor 2018 pranë stadiumit, ku debutoi kampioni botëror i “Meksikë 1986”, i cili mban edhe emrin e tij. Ajo është e gjatë katër metra, ka një top futbolli të ngjitur në këmbën e majtë. Tani po “përdor” edhe një maskë të bardhë, si simbol i luftës kundër virusit të frikshëm.

Related posts

TRONDITET MILANI/ DËMTOHET HIGUAIN: Zbulohet se sa ndeshje do të mungoi

Isa.Autor

“ASKUSH SI PLESHTI…”/ Rrëfimi epik i Griezmann si lojtar i Barelonës

Delo.autor

Interi në “parajsë”, arkëton edhe 37 milionë euro fitime

Sadik.Autor

Leave a Comment