Futboll Sport

IDEJA PËR TË BËRË 5 NDËRRIME NË NDESHJE/ Një avantazh super i madh për ekipet big, por makth për të voglat

Ideja e fundit që është hedhur në “tavolinën e diskutimit” ka të bëjë me ndërrimet ose zëvendësimet kur të rinisë sezoni. Shumë mendojnë se 3 ndërrime nuk mjaftojnë dhe në protokoll po kërkohet që numri të shkojë 5 për ndeshje, pasi do të luhet çdo tri ditë.

Por, nëse për ekipet e mëdha është një super avantazh, pasi kanë një organikë të gjërë dhe kjo do t’I ndihmonte të ndërronin qoftë edhe gjysmë skuadre në një ndeshje, duke hedhur në fushë më të freskët dhe cilësorë, ekipet e mesme dhe të voglat do të vuanin jo pak.

Jo vetëm kaq, por do të rrezikonin që gjithçka e mirë që do të bëhej në pjesën e parë mund të përmbysej në të dytën me ndërrimet e ekipit kundërshtar, që do të modifikonte dhe perfeksiononte një skemë që nuk kishte rezultuar produktive.

Related posts

BITRI MUNGON PËR “DEMAT E KUQ”/ Trajneri Daja zgjedh lojtarin që do të luajë në mbrojtje ndaj Bylisit

Delo.autor

SOLSKJAER DREJT SHKARKIMIT/ Shkrihen akujt, CR7 bind Zidane për stolin e Manchester United

Delo.autor

KUKËSI-KAMZA/ DURO sfidon të shkuarën, VERILINDORËT prova e radhës

Isa.Autor

Leave a Comment