Futboll Sport

11 YJE TË PAHARRUAR/ Galliani zgjedh top-formacionin e tij italian

Duke folur në frekuencat e “Radio Deejay”, gjatë emisionit “Football Deejay Football Club”, Adriano Galliani, ish-administratori i përgjithshëm i Milanit për shumë vite, një nga më të mirët në këtë rol në Itali, por edhe në kontinent, shpjegoi idenë e tij për të rifilluar futbollin, që prej më shumë se një muaji është i paralizuar nga urgjenca e Covid-19:

“Kushdo që vendos, bazuar në të dhënat mjekësore, ka shpresën e 4 majit, por vetëm për stërvitje pas dyerve të mbyllura. Shpresojmë që kjo datë të mund të respektohet, le të lutemi për këtë. Pas kësaj faze do të duhet të përballemi me dramën ekonomike të kësaj pandemie”.

Po kështu, Galliani u vendos para zgjedhjes së top-ekipit të tij italian, që kur nisi aventurën personale në futbollin e këtij vendi, nga viti 1986, deri më sot. Ky formacion ishte i tillë: Buffon në portë, Bergomi në të djathtë dhe Maldini në të majtë të mbrojtjes; Nesta dhe Baresi në qendër. Pirlo në qendër të mesfushës, në “kullën e regjisë”, bashkë me Tardelli dhe Gattuso në krahë. Roberto Baggio pas dy sulmuesve, Totti dhe Del Piero, në lojën ofensive. /Telesport

Related posts

MERKATO E VERËS/ Dinamo nuk ndalet, arrihet marrëveshja për sulmuesin 22-vjeçar…

Delo.autor

DERBI I LONDRËS/ Fitorja e tretë radhazi, Arsenal mposht Tottenham në “Emirates”

Delo.autor

“ANULONI OLIMPIADËN”/ Qindra japoneze portestë gjatë ceremonisë së hapjes “Tokio 2020” (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment