Basketball Sport

ZBULON PRAPASKENAT/ Rrëfimi shokues i Michael Jordan: Te Chicago Bulls, një xhiro droge, alkooli dhe…

“Drogë, alkool dhe seks”. Legjenda e basketbollit Michael Jordan ka rrëfyer muajt e tij të parë te Chicago Bulls, duke bërë disa zbulime shokuese për skuadrën që më pas do të dominonte NBA. “Kur shkova te Bulls ishte një rrëmujë e vërtetë: qarkullonin drogë dhe femra. Unë isha i ri, por veteranët e skuadrës bënin gjëra që nuk i kisha parë”, ka thënë Jordan në dokumentarin me dy seri të titulluar “The last dance”, që përshkon vitet e para të karrierës së tij.

Last Dance

Një ambjent aspak i mirë për një djalë 21-vjeçar, që ishte zgjedhur në “draft” e vitit 1984 nga ajo që në atë kohë ishte skuadra më e dobët e NBA. “Kujtoj një grumbullim. Në hotel nuk gjeja shokët, por më pas dëgjova zhurmë në një dhomë. Kur e kuptuan që isha unë e hapën derën. Po bënin gjëra që nuk i kisha parë në jetën time: kishte kokainë, marijuanë dhe femra. Ishte një cirk. Që nga ai moment qëndroja vetëm”, ka rrëfyer Jordan.

Netflix Estrena El Último Baile De Michael Jordan

Por këto tregime I përkasin vetëm fillimit të karrirës së tij te Chicago Bulls. Përfundimi dihet. Michael Jordan vendosi emrin e tij në historinë e NBA, teksa udhëhoqi dominimin e “Demave” në basketbollin amerikan të viteve 90’.
(balkanweb)

Related posts

SHËNON ME NJË GODITJE “FLUTURIMTHI”/ Shikoni super golin e Ansi Agollit në finalen e Konferencës (VIDEO)

Delo.autor

DIVORCI I ALLEGRIT ME JUVENTUS/ Ja kush janë 6 kandidatët për stolin e trajnerit

Delo.autor

LUAJTI 4 VITE TEK “KUQEZINJTË”/ Ish-lojtari i Milanit befason me ekipin e ri, prezantohet tek klubi…

Delo.autor

Leave a Comment