Futboll Sport

KUJTON PERIUDHËN E KEQE TEK REAL MADRID/ Cannavaro: Mora Capellon dhe i thashë që nuk duroja më!

Fabio Cannavaro pranoi që ka pasur një periudhë të keqe në muajt e tij të parë te Real Madrid. “Në fillim  kam pasur tre muaj të vështirë atje. Në Spanjë ishte një futboll krejtësisht tjetër, më individual, jo kolektiv”, kujtoi Cannavaro në intervistën e tij për “Sky Sport Italia”.

Ish-mbrojtësi pranoi se e pati të vështirë të adaptohej me jetën e tij të re në Madrid. “Krishtlindjet po vinin dhe unë ende nuk kisha shtëpi, jetoja në një hotel. Telefonova Capello dhe i thashë që nuk mundem më, duke i kërkuar që të më linte të pushoja. Ai mu përgjigj qartë: ‘Akoma nuk e kupton? Nuk kam për të të hequr’, tha ai.

Atje kuptova cilësinë e tij, atje u njoha me Kapellon e vërtetë. Te Juventusi ai kishte një skuadër shumë të fortë, aq sa në finalen e Berlinit mes Italisë dhe Francës kishte shumë lojtarë të Juventusit. Megjithatë, në Spanjë, ne fituam La Ligën duke rikuperuar shtatë pikë në javët e fundit nga Barcelona”, përfundoi Cannavaro.

Related posts

E KËRKONTE INTERI/ Talenti brazilian transferohet tek RIVALËT e ZIKALTËRVE

Isa.Autor

Zidane: Bale nuk largohet nga Reali, Uellsiani qëndron në Madrid

Sadik.Autor

“AMANETI” NËNËS SË RONALDOS/ Dolores: Para se të vdes dua të shoh djalin tim tek klubi…

Delo.autor

Leave a Comment