Futboll Sport

VENDOS BAST MBI TË PANJOHURIN/ Cassano: Shënojeni këtë emër, do të bëhet top player një ditë (VIDEO)

“Shënojeni këtë emër: Carrascal!”… Antonio Cassano studion si drejtor sportiv në të ardhmen dhe menjëherë këshillon klubet e ndryshme që të vendosin bastin e tyre dhe investojnë te një i panjohur…

Fantazisti i River Plate, vetëm 21 vjeç dhe që ka luajtur shumë pak me ekipin e Buenos Aires, ka xhiruar në Spanjë dhe Ukrainë që në moshë të re, duke kaluar te Sevilla B dhe më pas Karpaty.

River shpenzoi 2.5 mln euro për kartonin e tij në janar, ndërsa klauzola është 20 mln euro. “Eshtë i River Plate dhe e kam ndjekur me vëmendje edhe në Botërorin U-20. Më duket si Kaka për lëvizje me këmbët dhe inkursionet. Nëse gjen trajnerin dhe klubin e duhur do të bëhet “Top Player”. Dy muaj më parë thashë kështu për Mason Mount dhe nuk bindej njeri… Sot del Messi dhe e quan talent”.

Related posts

REKORD/ Spektakël në Premier League, 4 gola për 6 minuta

Delo.autor

SPECIALE/ Hoqi dorë nga Reali në momentin më të mirë, ZINEDINE ZIDANE nga fillimi i karrierës deri më sot

Sadik.Autor

“Boys Samba”, Brazilin e pushton alegria para Botërorit (video)

Sadik.Autor

Leave a Comment