Futboll Seria A Sport

E BUJSHME/ Nuk dëshiron të kthehet te Juventus, Ronaldo spiunoi Dybalën që të qëndrojë në…

Ditën e djeshme programi spanjoll “El Chiringuito”, raportoi se Paulo Dibala kishte rezultuar përsëri pozitiv me Koronavirus, edhe pas 6 javëve.

Megjithatë, “Corriere dello Sport” thotë se ky lajm mund të jetë nxjerrë pikërisht nga Kristiano Ronadlo, pasi nuk dëshiron të rikthehet në Itali.

Media italiane thotë se ylli portugez nuk ka ndërmend të rikthehet në Torino, derisa të jetë vendosur një datë përfundimtare për rifillimin e kampionatit. Në këtë situatë, burimi i sipërpërmendur ngre dyshime se lajmin “El Chiringuito” se Dibala është ende me Koronavirus, e ka dhënë Ronaldo.

Italia është një nga vendet më të prekura nga Koronavirusi dhe sulmuesi portugez nuk dëshiron të rrezikojë të rikthehet aty dhe të rinisë kampionatin. Nuk dihet ende nëse këto lajme janë të vërteta, por tashmë është ngritur një polemikë shumë e madhe.

Related posts

ARRIHET AKORDI CONTE-TOTTENHAM/ Sot pritet zyrtarizimi. Kjo është aventura e dytë e italianit në Londër

Delo.autor

TJETËR LARGIM NGA MILAN/ Lojtari i “Kuqezinjve” vendos ta vazhdojë karrierën në Premier League

Delo.autor

MERKATO E VERËS/ Galatasaray në sulm, java vendimtare për të “rrëmbyer” mesfushorin e Kombëtares…

Delo.autor

Leave a Comment