Futboll Seria A Sport

REPARTI I SULMIT RREZIKON TË BOSHATISET/ Klubi i njohur italian nis ofensivën për “Bomberin” Muriqi

Napoli ka nisur përpjekjet për të transferuar sulmuesin e Kosovës Vedat Muriqi.

Media e futbollit turk “Fanatic” raporton se drejtuesit e “të kaltërve” po tentojnë të bindin futbollistin e Fenerbahçes për ta sjellë 26-vjeçarin në “San Paolo” sezonin e ardhshëm.

Teksa dy sulmuesit e tjerë të Napolit Dris Mertens dhe Hose Kajehon janë pranë përfundimit të kontratës me Napolin në fund të këtij edicioni, ndërsa Arkadiush Milik kërkohet nga Juventusi, tek Napoli ka lindur nevoja për gjetjen e një “bomberi” të ri.

Klubi napolitan do të ndeshë në konkurencën e fortë me Totenhem, i cili ka tentuar që prej janarit ta bindë Fenerbahçen për të blerë Muriqin.

Related posts

Ish-gjyqtari spanjoll: Penalltia e dytë e Realit nuk ekzistoi

Delo.autor

FOTO/ Lumë golash në Serie A, mesatare e lartë për kampionatin italian

Q.Autor

Trajneri i ri i Partizanit mbërrin në kompleksin sportiv, takim me stafin para stërvitjes

Sadik.Autor

Leave a Comment