Bundesliga Futboll Sport

KORONAVIRUSI/ Bundesliga përgatitet për rinisjen e sezonit, ja kur vendos kancelarja Merkel!

Bundesliga duhet të presë ende një vendim të qeverisë për rinisjen ose jo të sezonit. Helge Braun, përgjegjësi i stafit të Angela Merkel, ka komunikuar pasditen e sotme se vetëm më 6 maj do të vendosen ose jo për rinisjen e futbollit në Gjermani.

Pritej të vinte sot vendimi por kancelarja ka shtyrë gjithçka pasi vendimi që do të marrë do të ketë impakt të rëndësishëm për ekonominë e vendit dhe aspektin social të jetës.

Ndërkohë, burime të Ligës Gjermane të klubeve kanë bërë më dije se nga sot, të gjithë futbollistët e organikave të ekipeve të Bundesligas dhe Bundesliga 2 (pra 36 skuadra) do t’I nënshtrohen dy tamponave. Sipas llogarive të shtypit gjerman, nëse rinisja do të vijë më 9 maj, do të duhen 20 mijë teste, duke konsideruar edhe trajnerë dhe të tjerë komponentë të stafeve të çdo skuadre.

Related posts

“ËSHTË NJË NDESHJE E RËNDËSISHME”/ Flet Javier Zanetti: Kemi bërë një fillim të shkëlqyer, por…

Delo.autor

NË GJERMANI E BËJNË TË KRYER/ Media prestigjioze zbulon se Rashica ka arritur akordin me klubin…

Delo.autor

LIVE/ Champions: Mbyllet ndeshja Inter-Shakhtar. Rezultati 0-0

Delo.autor

Leave a Comment