Futboll Seria A Sport

FITOI BETEJËN ME KORONAVIRUSIN PAS 40 DITËVE/ Momenti emocionues kur tifozi i Romës takon familjarët (VIDEO)

Video e tifozit të Romës që mposhti Koronavurusin pas plot 40 ditëve luftë, ëshët nga ato rate kur mund të thuhet se pamjet flasin më shumë se fjalët.

Marko Barbieri në të kaluarën ka qenë përgjegjës për sigurinë e klubit të Romës dhe biletat, për plotë 10 vite. Si shumë të tjerë, Barbieri rezultoi pozitiv me Koronavirus dhe iu deshën plot 40 ditë për ta fituar luftën me këtë virus që ka pushtuar të gjithë botën.

Pasi fitoi betejën, Marko i cili është edhe një tifoz i zjarrtë i Romës, ka shkuar në shtëpinë e tij. Këtu është edhe momenti emocionues, kur disa persona po e filmonin personin teksa kishte mbërritur, ndërkohë që familjarët që aq shumë iu kishte munguar dhe të lumtur që fitoi luftën me Koronavirus, nuk mund të përmbaheshin dot, teksa shkojnë e përqafojnë të gjithë. Një moment tepër emocionues ky, që të përlot kur e shikon.

Related posts

NUK NDALEN “KATALANASIT”/ Griezmann tregohet altruist, Coutinho vulos fitoren nga Osasuna-s (VIDEO)

Delo.autor

Khedira paralajmëron Napolin: Ju parakalojmë shumë shpejt

Q.Autor

INTERI nuk zhgënjen përballë Torinos, ja si mbyllen pjesët e para në Seria A

Isa.Autor

Leave a Comment