Futboll Seria A

Totti: Sot do të vleja 200 milionë euro

Francesco Totti ka treguar se si do të kishte pasur Roma sukses në Itali dhe Evropë dhe sa do të kishte vlejtur ai në ditët e sotme

Legjenda e Romës, Francesco Totti e ka pranuar se për të pasur sukses skuadra e tij është dashur të shpenzonte para dhe të transferonte lojtarët më të mirë.

Ai po ashtu tha se në ditët e sotme çmimi i tij do të kishte shkuar deri në 200 milionë euro.

“Nëse do të varej nga unë do të paguaja çdo shifër për të pasur në skuadër më të mirët, sepse për të fituar duhen futbollistë të fortë”, tha fillimisht Totti gjatë një interviste për Sky Sport.

“Këtë e kam thënë dhe do e them gjithnjë, por nuk jam unë që vendos, është presidenti. Presidenti vendos një buxhet dhe në bazë të tij duhet të jemi të zotë të ndërtojmë një skuadër. Në këtë merkato të çmendur unë do të vleja 200 milionë euro”.

Totti gjatë tërë karrierës së tij luajti vetëm për Romën, ani pse e pranoi se në vitin 2003 ishte shumë pranë Real Madridit.

Related posts

Juve pranë revolucionit, largohen “big-ët”

Sadik.Autor

MERKATOJA E JANARIT/ 70 milionë euro për një talent dhe Liverpooli del blof

Delo.autor

Liverpool pranë Alisson, Roma vendos çmimin për portierin

Sadik.Autor

Leave a Comment