Champions League UEFA

Pochettino: E dominuam Juventusin, merituam më shumë se barazim

Mauricio Pochettino ka thënë se Tottenhami e ka dominuar Juventusin në të shumtën e kohën në ndeshjen që u mbyll 2-2. 

Gonzalo Higuain shënoi dy herë brenda 10 minutave, por Harry Kane dhe Christian Eriksen barazuan rezultatin, duke mos harruar një penallti të humbur nga Pipita në fund të pjesës së parë.

“Ne e dominuam Juventusin në pjesën më të madhe të lojës, luajtëm stilin tonë të futbollit”.

“Ndoshta në golin e parë Higuain ishte në pozitë jashtë lojës. Pas 2-0, ekipi im reagoi në mënyrën e duhur”.

Mauricio Pochettino. (Photo by Michael Regan/Getty Images)

“Kualifikimi për çerekfinale është ende i hapur, pasi Juve mbetet skuadër shumë e fortë. Do të jetë një ndeshje e fortë, ajo e dyta”.

“Jam i lumtur që njerëzit janë kënaqur me këtë ndeshje”.

Tottenham duke e festuar golin e barazimit (Foto: Getty Images)

“Mendoj që merituam më shumë se barazimi në këtë ndeshje. Dua t’i përgëzoj lojtarët për karakterin e treguar sonte”, ka thënë Pocchettino.

Ndeshja kthyese mes Tottenhamit dhe Juventusit zhvillohet në Wembley me 7 mars. 

Related posts

KOMENTOI ELIMINIMIN E EKIPIT TË ZEMRËS/ Alex Ferguson lartëson: “Pleshti” vështirë të ndalet…

Delo.autor

CHAMPIONS/ Dembele-Griezmann ulin në gjunjë mbrojtësat e Juventus, portieri si mace (VIDEO)

Delo.autor

Ja formacioni zyrtar i Liverpool për në mbremje

Q.Autor

Leave a Comment