Bundesliga Futboll Sport

KORONAVIRUSI/ Tronditet Bundesliga, regjistrohen 10 raste pozitive me COVID-19

Lojtarët dhe stafet teknike të 36 klubeve të Bundesligës 1 e 2 i janë nënshtruar të enjten e kaluar testeve të para për koronavirus, të detyrueshme për të rifilliuar stërvitjet në grup. Si ka bërë të ditur Liga e futbollit gjermane, 10 raste infeksioni janë evidentuar e sinjalizuar tek autoritetet sanitare, emrat e të cilëve nuk bëhen publikë.

Për të gjitha ata ka nisur karantina. Gjatë javës është parashikuar një tjetër valë tamponesh. Testet e përafruara janë parashikuar për të parandaluar, sa të jetë e mundur, që personat e infektuar të stërviten me grupin tjetër të lojtarëve, për të parandaluar përhapjen në mase të këtij virusi të tmerrsyhëm. Objektivi i përgjithshëm është të garantohet kujdesi maksimal në bazë të masave të detajuara të distancimit, higjenës e monitorimit të vazhdueshëm.

Një nga qëllimet e raundit të dytë të testeve është të reduktojë mundësinë e “negativëve falsë” që nuk mund të përjashtohen kurrë plotësisht. Protokolli i ashpër parashikon edhe teste vullnetarë për familjet e futbollistëve. Kur të kthehen stërvitjet në grup, dy teste në javë do të programohen me intervale të rregullt. Liga e Futbollit shpjegon se testet e kryera në ditët e kaluara kanë patur qëllim të japin siguri e të mbrojnë lojtarët sa më shumë të jetë e mundur gjatë stërvitjeve të skuadrës ose gjatë ndeshjeve.

Related posts

E PABESUESHME/ ZIDANE rikthehet te JUVENTUSI, ja pozicioni që do të mbulojë

Isa.Autor

QUHET “MBRETI” I CHAMPIONS LEAGUE”/ Ja shpjegimi i pseudonimit të Ronaldos

F.autor

LIVE/ Luhet ndeshja kualifikuese Europa League Teuta-Ventspils, starton pjesa e dytë. Rezultati 0-0

Delo.autor

Leave a Comment