Futboll Premier League

Dëmtohet Lacazette, 6 javë jashtë fushave

Për më shumë se një muaj, sulmuesi i Arsenalit Alexandre Lacazette, do të mund ta ndjekë skuadrën e topçinjve vetëm nga shkallët e stadiumit. Si pasojë e një dëmtimi në gju, 26-vjeçari do t’i nënshtrohet një operacioni që do ta mbajë për 6 javë larg organikës së Arsene Wenger.

Kjo do të thotë se francezi, i cili u ble në merkaton verore nga londinezët për 55 milionë euro, do të humbasë finalen e Kupës së Ligës në Angli, që do të luhet kundër Manchester City-t më 25 shkurt.

Lacazette nuk do të jetë i pranishëm as në takimin e po këtyre dy skuadrave, në Premier League që do të zhvillohet në fillim të muajit Mars dhe gjithashtu nuk do të mund të japë kontributin e tij për Arsenalin në ndeshjet e Europa League kundër Ostersunds FK.

Sulmuesi u vendos në qendër të kritikave nga tifozët e skuadrës së topçinjve, pas rastit fantastik që humbi, për të barazuar në përballjen me Tottenhamin, ku u mundën me rezultatin 1-0. Nuk dihet nëse Arsene Wenger do ta ndjejë mungesën e 26-vjeçarit, duke marrë parasysh dy përforcimet e reja të trajnerit francez, Henrikh Mkhitaryan dhe Pierre-Emerick Aubameyang.

Related posts

Kondogbia drejt rikthimit te Interi, Valencia nuk ka para ta blejë

Q.Autor

Valon Berisha në Lazio? Kush thotë fjalët më të mira për të

Sadik.Autor

Donte të qëllonte Zidanin pse aktivizoi djalin titullar, portieri i Realit: Ja si qëndron e vërteta

Sadik.Autor

Leave a Comment