Futboll Seria A Sport

KORONAVIRUSI PREK DHE MILANIN/ Mediat italiane raportojnë 4 raste pozitive tek “Kuqezinjtë”, ja emrat

Skuadrat e Serie A janë kthyer në stërvitje, por sipas protokollit të miratuar më parë të gjithë futbollistët dhe stafet teknike duhet t’i nënshtroheshin testit me tampon. Pas Torinos, Fioretinës dhe Sampdorias, makthi i virusit Covid-19 pushton edhe Milanin.

“Corriere dello Sport” në edicionin e sotëm, raporton se te Milani ka pasur 4 raste pozitive me Koronavirus, megjithëse pritet të mësohet sa prej tyre janë lojtarë dhe sa pjesëtarë të stafit teknik. Pavarësisht se ky lajm është dhënë nga burimi i sipërpërmendur, asgjë nuk është konfirmuar nga klubi dhe nuk dihet sa i vërtetë mund të jetë.

Fiorentina kishte 6 raste pozitive në ekip, ku 3 ishin lojtarë dhe 3 të tjerë anëtarë të stafit teknik, ndërsa Sampdoria kishte 4 raste, të cilët tashmë duhet të shkojnë dhe të qëndrojnë në karantinë.

Related posts

TELENOVELA “PLESHTI”/ Tani do të flasë Messi, qëndron apo jo te Barcelona?

Delo.autor

REAL MADRID “MBRET” I MERKATOS/ Ja shtatë transferimet që priten këtë verë

Delo.autor

“DIAMANTET” E FUTBOLLIT/ Ylli më i çmuar është Haaland, vlen 196,1 mln euro, ndiqet nga Mbappe

F.autor

Leave a Comment