Futboll Seria A Sport

“RONALDO E DASHURON JUVENTUS”/ Portieri që u stërvit në Madeira: Në ditët e fundit më bëri një dhuratë

Një djalosh 18-vjeçar, me emrin Filipe Gonçalves, portieri i U-19 te Nacional de Madeira, i cili gjatë këtyre ditëve në Portugali e ndihmoi duke qëndruar në portë, zbulon sekretet e stërvitjes së CR7- ës: “Gjithçka ndodhi papritur. Edhe tani që e mendoj nuk më duket e vërtetë. Në ditën e fundit të stërvitjes më bëri edhe një dhuratë.

Por për mua dhurata më e bukur ishte që u stërvita me idhullin tim. Është në formë shumë të mirë. U stërvit shumë së bashku me kolegun tim Hugo dhe një tjetër shok, Pedro Andrade, i cili bënte Pjaniçin apo Dibalën duke i krosuar.

Folëm për Juven. M’u duk shumë i lumtur për eksperiencën e tij në Itali. Më tha shpeshherë se klubi është shumë i madh, i organizuar dhe ka një admirim të jashtëzakonshëm për tifozët bardhezinj”.

Related posts

PREKU ALVARO MORATËN/ Federata merr vendimin për gjyqtarin spanjoll, ja dënimi i rëndë (VIDEO)

Delo.autor

Mourinho zbulon “Special One” e ardhshëm

Sadik.Autor

FORMULA 1/ Pas Hamilton rinovon edhe Toto Wolff, Mercedes gjen sponsorë të rinj

Delo.autor

Leave a Comment