Futboll Seria A Sport

“MENDOJ SE NJERËZIT E KUPTOJNË, E URREJ INTERIN”/ Chiellini: ja lojtarët që kam inat më shumë

Mbrojtësi i Juventusit, Xhiorxhio Kielini, përmes autobiografisë së tij, flet për marrëdhënien jo aq të mirë që ka me dy futbollistët, Mario Balotelli dhe Felipe Melo.

Futbollisti i Juventusit do të nxjerrë librin e tij “Io Giorgio” javën e ardhshme, ku të ardhurat do të shkojnë për bamirësi në Itali. Kielini dëshironte të tregonte një pjesë të vogël nga libri dhe foli për marrëdhënien me Balotelin dhe Felipe Melon.

“Unë jam zhgënjyer nga këta dy lojtarë. Balotelli është një person negativ. Ai nuk ka respekt për askënd. Disa njerëz menduan se ai ishte ndër pesë sulmuesit më të mirë në botë, por unë kurrë nuk e konsideroja atë asht, nuk mund ta përfshija as në një nga 10 apo 20 më të mirët. Sidoqoftë, ishte dikush më i keq se Balotelli, Felipe Melo. Më i keqi nga të gjithë.

Nuk mund të pajtohem me njerëzit që nuk tregojnë respekt, ata që duan gjithmonë të jenë konfrontues. Unë gjithmonë kam pasur probleme me të. Unë nuk jam shoku më i mirë i të gjithëve, por ata janë dy të vetmit që kanë tejkaluar të gjitha kufijtë.

Urrejtje ndaj Interit? Mendoj se njerëzit e kuptojnë atë që dua të them dhe nuk dua që fjalët e mia të interpretohen keq. E urrej Interin në një mënyrë sportive. Nuk mund ta ndihmoj Interin, por kur jam me lojtarët e Interit, kaloj shumë mirë jashtë fushës.”, tha Kielini.

Related posts

FITOI KUPËN E ITALISË/ Napoli përgatit suprizën për Gattuson para ndeshjes me Barcelonën

Delo.autor

U shpall kampion në Danimarkë, Ramadani: Nëse vjen ndonjë ofertë, do të…

Sadik.Autor

FITUAN “COPA AMERICA”/ Shikoni festën e “çmendur” të Argjentinës në dhomën e zhveshjes (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment