Futboll La Liga Sport

E BUJSHME/ E zbulon presidenti i klubit të njohur: Ishim shumë afër për të marrë Messin dhe Guardiolën

Presidenti i Getafes, Angel Torres, ka zbuluar se klubi që ai ka në pronësi ishte shumë afër të merrte Mesin dhe Guardiolën në të kaluarën, por nuk u arrit akordi.

Torres ka pasur kontakte të ngushta me ish-presidentin e Barcelonës, Huan Laporte dhe u përpoq të shfrytëzonte miqësinë e tij për të afruar Mesin dhe Guardiolën te Getafe.

“Në vitin e parë ose të dytë të Mesit me ekipin e parë të Barcelonës, ne ishim shumë afër për ta marrë atë te skuadra jonë, në formën e huazimit. Në fund, natyrisht, Frank Rajkard nuk u pajtua dhe kështu kjo mbeti vetëm një dëshirë e jona, e parealizuar.

Gjithashtu ne ishim gati të merrnim edhe Guardiolën në krye të skuadrës, kjo pasi drejtori sportiv i Barcelonë, Xhiki Begiristan, asokohe pasi skuadra e tij kishte marrë një barazim në Ligën e Kampionëve, synuan të merrnin trajnerin tonë, Majkëll Laudrup dhe të na jepnin Guardiolën, por më pas as kjo nuk ndodhi.”, u shpreh presidenti i Getafes.

Related posts

KORONAVIRUSI “PUSHTON” FUTBOLLIN ITALIAN/ Vendim dramatik: Anulohet krejtësisht Seria A! (FOTO)

Delo.autor

TRANSFERIMI I POGBAS/ Barcelona në pritje të “shfrytëzimit” të rastit për mesfushorin

Isa.Autor

LIVE/ Holandë-Angli, Promes kalon në epërsi holandezët

Delo.autor

Leave a Comment