Futboll La Liga Sport

PËLQEHET SHUMË NGA BARCELONA/ Ja plani i “katalanasve” për të marrë me çdo kusht lojtarin e Juventus

Miralem Pjaniç është një çështje “shtetërore” në Barcelonë. Drejtuesit katalanas nuk e kanë thjesht objektiv, por edhe një fiksim të madh për ta transferuar në merkaton e verës. Përveç Nejmarit dhe Lautaros, Barcelona po bën gjithçka për të transferuar mesfushorin boshnjak të Juventusit, një dëshirë e vjetër e klubit, i cili mund të vishte fanellën si në vitin 2015 dhe në vitin 2017.pjanic

Këtë herë është treni i fundit dhe ai nuk dëshiron që ta humbasë. Sipas “Mundo Deportivo”-s, ka dy opsione për të ardhmen e Pjanicit: Barcelona ose Barcelona… Konsiderohet nga drejtuesit si një lojtar me eksperiencë, kompetitiv dhe që do të rriste nivelin e skuadrës në mesfushë.

Nga ana tjetër ai është “i çmendur” për të veshur këtë fanellë. Artur dhe Semedo vazhdojnë të jenë dy lojtarët që Barcelona mund t’i sakrifikojë për të arritur te boshnjaku. Por gjithashtu nuk përjashtohet mundësia që të sigurohen të ardhurat për të paguar kartonin e lojtarit të Juventusit, në rast se nuk arrihet marrëveshja për shkëmbim lojtarësh. Kjo tregon bindjen dhe dëshirën e madhe që kanë në “Camp Nou” për ta parë Pjaniçin me fanellën blaugrana gjatë viteve të ardhshme.pjanic

Barcelona e di shumë mirë që në këtë “luftë” ka rivalë dhe skuadra të tjera që kanë shprehur dëshirën për të transferuar Pjaniçin, si PSGja, Çelsi apo Evertoni. Lojtari dëshiron katalanasit, por nëse këta të fundit nuk e kënaqin Juventusin me ofertën, gjithçka mund të dështojë.

Në Katalonjë janë të bindur se do të bëjnë gjithçka për ta transferuar lojtarin e Juventusit, qoftë me para, qoftë me shkëmbim lojtarësh. Mbetet për t’u zgjidhur vetëm forma, sepse qëllimi është i njëjti.

Related posts

E BUJSHME NGA ITALIA/ Juventus merr vendimin, ja cila do të jetë e ardhmja e yllit Dybala…

Delo.autor

DISIPLINA MERR VENDIMET/ Dyfishim gjobash për fanellat e Teutës dhe Partizanit, dorë e rëndë për dhunën në Kategorinë e Dytë

Delo.autor

Serbi-Brazil/ Zhbllokohet rezultati, Paulinjo kalon në avantazh brazilianët (VIDEO)

Sadik.Autor

Leave a Comment