Formula 1 Sport

I INFEKTUAR ME KORONAVIRUS/ Vendimi, një tjetër pilot britanik do të zëvendësojë Hamilton tek Mercedes

Piloti britanik George Russell do të zëvendësojë patriotin e tij Lewis Hamilton te Mercedes në garën e radhës të Formula 1, atë që zhvillohet këtë fundjavë në pistën e Sakhir (Bahrein). Siç dihet, Hamilton doli pozitiv me Covid-19 dhe nuk do të zbresë në pistën garën e radhës.

Russell, që aktualisht garon për Williams, është një nga pilotët premtues të Formula 1, tek i cili Mercedes synon të investojë në të ardhmen. Ndaj, ka vendosur t’i japë një shans, duke pilotuar makinën kampione të botës. Ndërkohë, vendin e Russell tek Williams do ta zërë Jack Aitken, piloti rezervë.

Related posts

RENDITJA E FIFA-S/ Humbja ndaj Gjeorgjisë lë pasoja, Shqipëria zbret në klasifikim

F.autor

LIVE/ Superiore: Mbyllet ndeshja Skënderbeu-Partizani. Rezultati 1-1

Delo.autor

LOJTARËT E LIRË/ Njihuni me “yjet” që mund të blidhen me 0 lekë në JANAR

Isa.Autor

Leave a Comment