Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

E BUJSHME/ Mesfushori i Kombëtares shqiptare drejt transferimit te Panathinaikos

Mesfushori shqiptar, Vullnet Basha, i cili është dhe vëllai i Migjen Bashës, mund të transferohet në fund të sezonit te skuadra greke e Panathinaikosit. 29-vjeçari, i cili ka veshur në një ndeshje fanellën e Kombëtares shqiptare, është pjesë e Visla Krakovës në Poloni, ndërkohë që  së fundmi portal polak ‘przegladsportoëy.pl’, ka zbuluar se shqiptari është në bisedime me ekipin grek, për një transferim të mundshëm sezonin e ardhshëm.

vullnet basha

Basha ka bërë paraqitje dinjitoze me skuadrën e Vislës, duke tërhequr vëmendjen e drejtuesve të Panathinaikosit. Gjatë karrierës së tij futbollistike, Vullneti është aktivizuar me shumë skuadra si Grasshopers, Sion, Zaragoza, etj. Për sa i përket Kombëtares, 29-vjeçari është aktivizuar vetëm 1 herë në miqësore ndaj Armenisë në vitin 2013, ku kuqezinjtë fituan me rezultatin 2-0.

Related posts

PRITET TË NISË PËRGATITJET ME KLUBIN/ Van Gaal mban premtimin, drejton skuadrën e kategorisë së dytë

Delo.autor

Verona/ Kean: Raiola është një fenomen, por askush nuk e kupton

Q.Autor

Serena Williams dhe uniforma e SKANDALIT në turneun e Roland Garrow

Isa.Autor

Leave a Comment