Futboll Seria A Sport

E ARDHMJA E IBRAHIMOVIC NË DYSHIM/ Ish-mbrojtësi “kuqezi”: Ju tregoj pse suedezi ka vendosur të largohet

E ardhmja e Zlatan Ibrahimoviçit ishte një enigmë që pak kohë më parë, por me dëmtimin e pësuar në pulpë të hënë, qëndrimi i tij te kuqezinjtë ndërlikohet në mënyrë të ndjeshme.

Këtë mendim ka Alesandro Kostakurta, ish-mbrojtës i Milanit, që aktualisht bën opinionistin për rrjetin “Sky”. Në një intervistë, 54-vjeçari ka analizuar pozicionin e suedezit te kuqezinjtë dhe nuk parashikon një fund të lumtur.

“Sipas mendimit tim, Ibrahimoviç nuk ka për të luajtur me Milanin në sezonin e ardhshëm. Më duket se vendimin për t’u larguar e ka marrë dhe kjo duket qartë në lëvizjet që bën.

kostakurta

Ishte i fundit që iu bashkua skuadrës. Sikur të mos mjaftonte kjo, pikat e tij lidhëse me Milanin kanë ikur ose do të largohen të shpejti”, përfundoi Kostakurta.

Related posts

TALENTI SHQIPTAR VAZHDON SHKËLQIMIN/ Ja vlerësimi që merr mesfushori Selahi në kampionatin holandez…

Delo.autor

(VIDEO) “Çmendet” Arsenali shënon golin e katër në vetëm 22 minuta lojë

Q.Autor

LUAJTI TITULLAR NË FITOREN NDAJ CROTONES/ Mesfushori Barela niset me shpejtësi drejt spitalit, ja shkaku…

Delo.autor

Leave a Comment