Futboll Seria A Sport

“GABUAM ME BALOTELLIN”/ Presidenti i Brescias: Sulmuesit nuk i pëlqen Italia, ja pse e mora në skuadër

Mario Balotelin e kërkonin shumë skuadra në merkaton e verës së kaluar, por në fund ai vendosi të kalojë te skuadra italiane e Breshas. Megjithatë aventura e italianit te këta të fundit, nuk ka shkuar në mënyrën më të mirë të mundshme.mario-balotelli-brescia-calcio-1574514801-27673

Në merkaton e ardhshme, Baloteli pritet të ndryshojë skuadër për të vazhduar karrierën diku tjetër, teksa këtë e konfirmon vetë presidenti i Breshas. Masimo Çelino në një intervistë të dhënë së fundmi, është shprehur se gabuan me afrimin e sulmuesit, duke shtuar se atij nuk i pëlqen të qëndrojë në Itali.

“Ne kemi bërë një gabim me Balotelin. Unë mendoja se duke e sjellë Balotelin në qytetin e tij, do e shtynim atë të bënte më shumë përpjekje për të arritur formën e dikurshme. Mendoj se ai është menaxhuar keq nga trajneri Korini.massimo-cellino-leeds-united-championship-13122015_1dqc3tydpo9hj16fvjnd5mghcs

Problemi është se Marios nuk i intereson e ardhmja në klubin tonë. Sulmuesi ka një kontratë me ne për në Serie A dhe jo në Serie B, kështu që nëse ne rrëzohemi, atëherë ai do të jetë lojtar i lirë. Mendimi im është se atij nuk i pëlqen të qëndrojë në Itali.”, u shpreh Çelino.

Related posts

SYNON PËRFORCIME NË MERKATO/ “Bardheblutë” kërkojnë të “rrëmbejnë” dy lojtarët e Skënderbeut…

Delo.autor

Publikohen formacionet zyrtare, West Ham-Stoke City

Sadik.Autor

Chelsea ia ofron Realit Kanten, për ta marr yllin spanjoll që po shkëlqen tek madrilenët

Sadik.Autor

Leave a Comment