Futboll Seria A Sport

HIDHET SËRISH NË SULM/ Juventus ofron mesfushorin dhe para për Pogba, Manchester United jep përgjigjen

Juventusi po mundohet që të gjejë gjuhën e përbashkët me Manchester United për Paul Pogba. Klubi italian ka nisur propozimin e radhës për drejtuesit anglezë për të rikthyer kampionin e botës në Itali.

Adrien Rabiot dhe 30 milionë euro cash për kartonin e mesfushorit. Ish-lojtari i PSG-së nuk ka bindur dhe nuk shihet i vlefshëm për skemat e Maurizio Sarrit, por duket se Ole Gunnar Solskjaer dhe drejtuesit e tjerë nuk janë dakord me një ofertë të tillë.

Ata duan para cash për kartonin e francezit dhe nuk duan që të bëjnë shkëmbime të tilla. Rabiot pëlqehet nga United, pasi “Djajtë e kuq” e kanë kërkuar dhe në kohën kur ishte pjesë e PSG-së, por nuk duan të lëshojnë Pogbanë pa shumë përfitime.

Related posts

Aleksandër Kolarov

Sadik.Autor

2 GOLA NË 5 MINUTA NË “SAN SIRO”/ Bonaventura i kundërpërgjigjet Lozanos me një “predhë” (VIDEO)

Delo.autor

Rikthehet Champions Legue, ja dy super ndeshjet që luhen sonte

Sadik.Autor

Leave a Comment