Champions League UEFA

Pochettino tregohet modest dhe lë mundësinë e hapur: Një ditë në Serie A

Fitore e kënaqshme për Maurizio Pochettino ajo e mbrëmjes së djeshme në Torino me shifrat 2-2 nga Tottenham-i i tij kundër Juventus-it. Rezultati i bën londinezët që të shpresojnë, tani janë “Spurs”-at favoritët për t’u kualifikuar në fazën çerekfinale.

“E dominuam Juventus-in për një pjesë të madhe të ndeshjes”, tha fillimisht tekniku argjentinas për mikrofonat e Mediaset Premium. “Luajtëm lojën tonë, pasi mund të ketë pasur një pozicion jashtë loje të Higuain te goli i parë. Më pas, pas golit të dytë të Higuain, pati një reagim të kënaqshëm nga Tottenham”.

Për Pochettino-n sot janë mbyllur vetëm 90 minutat e para, duhet që të luhet pjesa e mbetur në Wembley. “Diskutimi mbi kualifikimin është i hapur, Juventus-i ka mundësitë që të kualifikohet edhe pse shifrat janë 2-2. Ky kampionat është Champions-i dhe besoj se sot djemtë janë kënaqur”.

Origjina e trajnerit është italiane, mbi të gjitha torinez, i pyetur për të ardhmen e tij në një skuadër të Serie A, ai thotë: “Një ditë përse jo”. Në fund i pyetur se kë zgjedh mes Icardi-t dhe Higuain për në Botëror, argjentinas dribloi: “Me Icardi-n, Higuain dhe Aguero, trajneri ka mundësi të madhe zgjedhjeje”.

Related posts

Pak minuta para gjysmëfinales, shikoni pritjen madhështore të Realit në Madrid (VIDEO)

Sadik.Autor

Guardiola nuk e cilëson dështim eliminimin e Cityt nga Liga e Kampionëve

Sadik.Autor

Reali synon finalen e tretë radhazi, Bayerni i destinuar pë përmbysjen e madhe

Sadik.Autor

Leave a Comment