Futboll Sport

TESTIMET NXJERRIN RASTE TË REJA/ Pozitiv me Koronavirus edhe drejtori sportiv i klubit shqiptar

Nuk ka qetësi te skuadra shqiptare e Renovës në Maqedoninë e Veriut, ku ditën e djeshme pas testeve të kryera, u njoftua se kishin rezultuar pozitivë 4 pjestarë të ekipit.

Megjithatë numri i të prekurve në këtë klub është rritur, të paktën sipas asaj që raporton “Infosport.mk”.

Këta të fundit shkruajnë se përveç 4 rasteve të ditës së djeshme, ka rezultuar pozitiv edhe drejtori sportiv i skuadrës, Fisnik Nuhiu.

Pikërisht kjo situatë e krijuar te Renova, ka bërë që të gjithë pjestarët e klubit që kanë pasur kontakte me njëri-tjetrin të vetëizolohen në shtëpitë e tyre, dhe në pritje për të kryer testet e dyta.

Related posts

KUPA E SHQIPËRISË/ Partizani nuk ia del, eliminohet nga Besëlidhja. Festojnë Vllaznia, Tirana dhe Teuta

Delo.autor

Juventus – Napoli, rezultati dhe statistikat në pjesën e parë

Sadik.Autor

NGA HELMI TEL “CALCIOPOLI”/ Super dueli Inter-Juventus që zgjat… 110 vite

Delo.autor

Leave a Comment